Sot u zhvilluan dy ndeshjet e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës.

Drenica u mposht me rezultat 3-2 nga Ballkani.

FC Ballkani arriti ta përmbys rezultatin nga 2-0 në 3-2, shkruan Insporti.

Astrit Thaçi shënoi për (1-2), Rrustem Hoxhës (2-2), dhe Armend Thaqi ai që shënoi për 3-2.

Teksa, Malisheva dhe Gjilani ndanë pikët.

Golin për Malishevën e shënoi Marc Olivier, ndërsa për Gjilanin nga penalltia shënoi Progni.

Pas ndeshjeve të sotme lider i Superligës së Kosovës është Ballkani me 16 pikë, dy më shumë se Drenica të cilës ia rrëmbeu pozitën.