Robin Haxhi Krasniqi do ta zhvillojë sonte përballjen e radhës në ring.
Sonte, boksieri nga Kosova do ta ketë rimeçin ndaj gjermanit, Dominic Boesel.
Dyshja ishin përballur mes vete në tetorin e vitit të kaluar, ku triumfues ishte Krasniqi.
Krasniqi me këtë rast kishte fituar titullin e kampionit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë, WBA.
Edhe sonte, boksieri shqiptar e synon mbrojtjen e titullit.
Ndryshe, kjo përballje do të zhvillohet në “Getec Arena” në Magdeburg të Gjermanisë pas orës 23:30 dhe transmetohet në Klan Kosova dhe Art Motion.
Përpos kësaj, përballjen në fjalë mund ta shikoni edhe në videon e mëposhtme.





























