Përfaqësuesja e Kosovës e ka pësuar një humbje të hidhur sonte në Stokholm.
Në “Friends Arena”, Suedia është përballur me Kosovën në kuadër të ciklit eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022″.
Ndeshja e vlefshme për grupin B i takoi suedezëve me rezultat bindës, 3:0.
“E ka vendosur sfidën ato dy episoda. Shumë vështirë mos me i ndodhe, me i parandaluar në fakt. Normalisht, penallita ishte e pa fat ndërsa goli i dytë ishte i mrekullueshëm, këto dy episoda e vendosën”, ka thënë Rrahmani.
“Kemi humbur shumë topa në mesfushë, ju thashë bashkëlojtarëve. Po po, normal, në rregull jam, goditje në futboll është kjo. Po besoj, që po, po luaj në nivel të lartë, kam nisur mirë sezonin, kur shënon gola vlerësohesh, është shume vështirë të mbash atë ritëm”, tregoi ylli i Napolit.





























