Pas paraqitjeve me klubet dhe Kombëtaren, vlera e yjeve si Amir Rrahmani, Zymer Bytyqi dhe Leart Paqarada është ngritur, derisa ka rënë vlera e Vedat Muriqit.

Qendërmbrojtësi i Napolit ka pasur rritje prej 2 milionë euro, pra nga 14 milionë euro në 16 milionë euro.

Zymer Bytyqi gjithashtu ka pasur ngritje nga 950 mijë euro në 1.9 milionë euro, derisa Paqarada nga 800 mijë euro në 1 milionë euro.

Mirëpo, ylli i Lazios, Vedat Muriqi ka pësuar zbritje shkaku i minutazhës së vogël, nga 9 milionë euro në 8 milionë euro