Debati për Xherdan Shaqirin nuk është duke u qetësuar aspak në Zvicër.

Pas skenës ku futbollisti nga Kosova u vesh me një xhaketë me logon e UÇK-së nga një tifoz, reagimet ishin të shumta.

Kolumnisti i Weitwoche-Daily gjithashtu ka folur për yllin e Lyonit dhe të Zvicrës.

Gazetari Thomas Rengli ka shpjeguar se pse Shaqiri nuk duhet ta mbajë shiritin e kapitenit.

“Ekziston një hierarki natyrore në çdo skuadër futbolli. Në krye të Zvicrës është një njeri që vazhdimisht luan në nivel të lartë, komunikon me bashkëlojtarët dhe këndon himnin me pasion”, tha ai.

“E natyrisht, ky është portieri Jan Sommer. A është normale që një tifoz të dalë në fushë kaq lehtë, gjatë një gare zyrtare? A bëri federata gjithçka që ta ndalonte. A do të ishte Sommer si kapiten me probleme politike si Xherdani? Natyrisht që jo”, theksoi Rengli.