Qeveria e Kosovës ka vendosur ta shpallë Majlinda Kelmendin “Qytetare me merita të veçanta”.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku deklaroi se xhudistja nga Peja është shndërruar në ikonë të sportit kosovar.

“Majlinda Kelmendi me arritjet e saj është shndërruar në ikonë të sportit kosovar. Ajo i ka dëshmuar rinisë se kur punohet me përkushtim suksesi është i pashmangshëm”, deklaroi ai.

“Ajo do të merr si pagë mujore 1321 euro në muaj”, shtoi Çeku.