Futbollisti shqiptar po vazhdon me super formën në këtë edicion për Ferencvarosin.
Ferencvaros arriti të mposht Tokolin me rezultat të thellë 0-7 në kuadër të fazës 1/16 të Kupës së Hungarisë.
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni ishte protagonist në këtë fitore të thellë të ekipi të tij.
Uzuni realizoi dy gola nga pika e bardhë e penalltisë, ai fillimisht shënoi në min e 15′.
Ndërsa golin e dytë e realizoi në min e 19′ sërish nga penalltia.
26-vjeçari, këtë edicion ka realizuar 13 gola e shtatë asistime në 21 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.


























