Gjykata e Madridit ka pezulluar kërkesën që ta dënojë me gjashtë muaj burg mbrojtësin e Bayern Munichut, Lucas Hernandez.
Hernandez ishte dënuar për shkak të dhunës ndaj ish-të dashurës së tij.
Ylli i klubit bavarez rrezikonte të shkonte në burg, por tani është marrë vendimi final për fatin e tij.
Hernandez nuk i ka shpëtuar një dënimi tjetër, atë të gjobës.
Gjykata e ka gjobitur futbollistin me 96 mijë euro si dhe ndalimin e veprimeve të tilla për 4 vitet në vijim, pasi në të kundërt do të përfundojë në burg.


























