Bekim Balaj nuk do të mund t’i ndihmojë nesër Shqipërisë në ndeshjen ndaj Hungarisë.
Sulmuesi nga Shkodra ka pësuar një lëndim në stërvitjen e së mërkurës.
Përveç tij, Shqipërisë do t’i mungojë edhe Erion Hoxhallari, i cili është infektuar me koronavirus.
Shqipëria do të përballet nesër ndaj Hungarisë në stadiumin “Puskas Arena” në orën 20:45, dhe sfidën e dytë do ta luajë mbrëmjen e së martës në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania” ndaj Polonisë.
Të dyja ndeshjet janë të vlefshme për grupin I të fushatës eliminatore të Botërorit “Katar 2022”.




























