Ballkani e ka fituar kryendeshjen e javës së 13-të në Superligën e Kosovës.

Në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani është përballur me Dritën në mesditën e sotme.

Ndeshja në fjalë i ka takuar Ballkanit me rezultat të pastër, 2:0.

Ishin dy golat e Solomon (’54, ’58) që ia dhuruan fitoren sot skuadrës së Bekim Isufit.

Nga ana tjetër, fitore ka shënuar edhe Llapi në udhëtim në “Liman Gegaj” ndaj Malishevës.

Ndeshjen në fjalë, skuadra e Tahir Batatinës e fitoi me rezultat minimal, 0:1, ku protagonist ishte autogoli i Hotit (’73).

Dhe për fund, befasi shkaktoi Ulpiana që mposhti në “Bajram Aliu” skuadrën e Drenicës.

Skuadra nga Lipjani e mposhti Drenicën 0:1 me golin e Marcelit në minutën e 86-të.