Disfata e Portugalisë përballë Serbisë në ndeshjen e fundit në grup la një shije të hidhur në vendin luzitan. Pas vërshëllimës së trefishtë të kryesorit, ra në sy biseda nervoze mes Cristiano Ronaldos dhe trajnerit Santos në mes të fushës. CR7 u fiksua nga kamerat duke bërë disa veprime që nxjerrin në pah zemërimin e tij në momentin kur trajneri shkoi për t’i shtrënguar dorën. Më pas 67-vjeçari u duk se nuk po u kushtonte rëndësi fjalëve të tij.

U spekulua shumë për përmbajtjen e bisedës, por më vonë, Fernando Santos, sqaroi gjithçka para gazetarëve, duke zbuluar se Ronaldo ishte shumë i mërzitur që në ndeshjen e zhvilluar në Serbi sistemi VAR nuk i kishte akorduar një gol të rregullt, që do ta kishte kualifikuar më herët Portugalinë.

“Po thoshte që në Serbi kushte shënuar në minutën e fundit një gol që nuk iu akordua. Është normale që është mërzitur.”