Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur me barazim ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Në “Spiros Louis” në Athinë, Kosova ishte sonte mysafire e Greqisë.
Ndeshja e vlefshme për grupin B eliminator u mbyll baras 1:1.
Masouras (’44) shënoi për helenët, kurse Amir Rrahmani barazoi shifrat për tanët në minutën e 76-të.
Pas golit të Rrahmanit, Kosova kishte edhe dy raste ideale për shënim përmes Edon Zhegrovës dhe Mërgim Vojvodës, por pa sukses.
Kështu, Kosova e mbyll këtë cikël në vendin e fundit me vetëm pesë pikë.




























