Boksieri shqiptar, Alban Beqiri ka mbyllur garimin e tij historik në Botërorin e Boksit me një medalje të bronztë.

Beqiri ia doli që të shkonte deri në gjysmëfinale, po për fat të keq u mund me pikë nga rusi Vadim Musaev.

Një dëmtim i dyfishtë në dorë dhe në mes ndikoi sfidën e Beqirit, që synonte të shkonte në finalen e madhe për peshën deri në 71 kilogramë.

Ndryshe, Kosova nuk arriti të ishte pjesëmarrëse në Botërorin e boksit pasi u ndaluan në kufi nga serbët.