Distria Krasniqi nuk ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në garën për çmimin e madh të Bakusë në Azerbajxhan.
Në duelin e repsazhit, Distria ka humbur nga xhudistja ruse, Anastasia Polikarpova.
Ndryshe, xhudistja nga Kosova e nisi garën në kategorinë deri në 52 kilogramë me një përballje ndaj japonezes Nanako, të cilën e mposhti.
Pastaj në çerekfinale, Krasniqi u mposhtë nga hungarezja Reka Pupp, për të kaluar në repsazh, ku e mposhti belgen Rheyel dhe u mposht nga Polikarpova.





























