Janë mbyllur tri ndeshjet e sotme në kuadër të Superligës së Kosovës.

Në kuadër të javës së 14-t, sot në mesditë u zhvilluan tri ndeshje.

Drita fitoi në shtëpi 1:0 ndaj Drenicës me golin e Simonovskit (’89), kurse Feronikeli u mund 0:1 nga Malisheva me golin e shënuar nga Subowale (’90).

Ndërkaq, ndeshja mes Ulpianës dhe Gjilanit u mbyll me fitoren e mysafirëve 1:2.

Egzon Qerimi kaloi fillimisht vendasit në epërsi në minutën e 23-të.

Kurse, Gjilani e riktheu rezultatin me golat e Albert Dabiqajt (’65) dhe Prognit (’84).