Ish-mesfushori gjerman i Interit, Lothar Matthaus ka folur për Tuttosport pak ditë përpara derbit të Milanos. Legjenda zikaltër komentoi rëndësinë e kësaj ndeshjeje, si dhe vendosi një bast interesant mbi njeriun e ndeshjes. Ai tha se ka besim te Dzeko se do të vendosë derbin.

“Milani është në krye të tabelës së bashku me Napolin dhe ka 7 pikë avantazh ndaj Interit që janë shumë. Megjithatë, në derbi këto aspekte nuk llogariten. Zikaltërit i kanë të gjitha mundësitë për të fituar dhe arrijnë në këtë ndeshje me moralin lartë pas fitores së rëndësishme në Champions League kundër Sheriffit”.

LOJTARI I NDESHJES- “Unë vë bast për Dzekon. E di që Edin nuk është Lukaku, por a është një garanci për ekipin e Inzaghit. Edhe Lautaron e admiroj shumë. Ai ka teknik , driblime, gola, çdo gjë. Numri im 10 duket i mrekullueshëm në shpinën e tij”.

IBRAHIMOVIC- “Ibra nuk është thjesht një kampion. Ai është magjik, brenda dhe jashtë fushës”.

TITULLI KAMPION- “Shpresoj që ta fitojë Interi përsëri. Megjithatë, më shumë se Milani, unë shoh favorit Napolin. Skuadra e Spallettit është më e qëndrueshme dhe pëson më pak gola”. /oversport.tv