Është e drejtë të thuhet se superylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappé është shumë fans i trajnerit të Liverpool-it, Jürgen Klopp.

Francezi në të kaluarën i ka bërë të njohura ndjenjat e tij për Klopp, dhe sa i impresionuar ka qenë me të dhe punën që ka bërë në Liverpool.

Këtë sezon, Liverpooli ka qenë një makinë në Premier League”, tha Mbappé në vitin 2020.

Ata e kanë bërë fitoren të duket e lehtë, por e vërteta është se nuk është kurrë e lehtë.

Performanca, si ato që kanë pasur, nuk ndodhin thjesht. Të jesh aq i pamëshirshëm sa kanë qenë do të vinte nga shumë punë e palodhur në stërvitje dhe nga të kesh një menaxher shumë të mirë.”

Mbappé me sa duket e ka dyfishuar admirimin e tij për Klopp.

Sipas gazetës spanjolle El Nacional, Mbappé i ka thënë Real Madridit, se ai do t’i bashkohet vetëm me kushtin që t’i bashkohet Klopp në kryeqyteti spanjoll, por gjermani e ka bërë të qartë që nuk lëviz deri në fund të kontratës

Në një botë ideale, Mbappé mund të transferohet në Liverpool dhe të luajë nën urdhërat e Klopp në vitet e tij të fundit në klub përpara se të largohet në verën e vitit 2024. Mbappé më pas mund të përmbushë ëndrrën e tij dhe të transferohet në Madrid sapo Klopp të largohet.