Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë në mbrëmjen e sotme një miqësore tejet interesante.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, djelmoshat tanë do të përballen me Jordaninë.

Ndeshja në fjalë është miqësore dhe nis nga ora 18:00.

Djelmoshat e Kosovës sot do t’i drejtojë trajneri slloven, Primoz Gliha, i cili e ka marrë “timonin” e skuadrës pas shkarkimit të Bernard Challandesit.

Trajnerët e të dyja skuadrave tashmë i kanë publikuar formacionet zyrtare.

KOSOVA (3-4-3): Muriq, Kryeziu, Rrahmani, Aliti, Vojvoda, Shala, V.Berisha,Fazliji, Rashica, Halimi, Muriqi

JORDANIA (3-5-1-1): Abulaila, Dumeiri, Nasib, Abuhasheesh, Abdullarman, Marde, Halkal, Rawabdeh, Haddad, Falsal, Olwan.