Aston Villa është në kërkim të një trajneri pasi shkarkuan Dean Smith  për shkak të rezultateve të dobta.

Roberto Martinez, Paulo Fonseca, kasper Hjumland, Graham Potter dhe Ralf Ragnick thuhet se janë në listë, por 90min raporton se Gerrard është zgjedhja e parë.

Drejtori Christian Purslow e njeh Gerrard nga koha te Liverpool, kur ishte drejtor në vitin 2009/10 dhe zhvilloi rol të rëndësishëm që ish mesfushori të qëndronte në “Anfield”.

Rangers nga ana tjetër nuk duan ta humbin Gerrard, por nuk do ta pengojnë në rast që tekniku anglez iu thotë se dëshiron të largohet.

Sipas informatave të fundit ndërkohë, Gerrard do të bëhet trajner i Villes brenda 48 orëve.