Sulmuesi kosovar i Konyasporti, Zymer Bytyqi është lënduar në ndeshjen ndaj Goztepes.

Bytyqi u lëndua ende pa përfunduar pjesa e parë dhe u detyrua ta linte fushën e lojës, ku në vend të tij u inkuadra Michalak.

Ai është pjesë e grumbullimit dhe në rast që lëndimi është më i rëndë, nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Kosovën.

Në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, Kosova do ta zhvillojë edhe një ndeshje, atë ndaj Greqisë, me datë 14 nëntor dhe miqësoren ndaj Jordanisë.