Legjenda e futbollit shqiptar, Lorik Cana ka reaguar lidhur me deklaratën kontraverse të komentatorit të njohur, Andin Lokajt, raporton IS.
Pas ndeshjes së Kosovës U21 ndaj Shqipërisë U21, ku triumfuan ‘Dardanët e rinj’, komentatori i RTK’së, Andin Lokaj reagoi me një deklaratë kontraverse, duke fyer kështu futbollistët shqiptarë të Shqipërisë.
“Parameno mos me pas fitu sonte kundër ktynve që kur kemi lujt na kosovart TOP, ata në stadion veq ushtar të tupit trunin të Enverit i kan pas në tribuna” – shkroi Lokaj.

Cana reagoi më anë të një fotografie të publikuar në Insta Storje ku e konsideroi Lokajn palaço.






























