Lazio do të përballet nesër me Lokomotiv Moskën në Rusi në një ndeshje mjaft të rëndësishme për rrugëtimin e bardhekaltërve në Ligën e Evropës.
Kjo do të jetë një ndesgje e ndërlikuar dhe për sulmuesin nga Kosoca, Vedat Muriqin i cili pritet të ketë shansin e fundit ditën e nesërme për të treguar vlerat e tij.
27-vjeçari është jashtë planeve të Sarrit, por lëndimi i Ciro Immobiles e bën të detyruar një aktivizim të sulmuesit të Kosovës.

Muriqi u transferua te Lazio vitin e kaluar nga Fenerbaçe ku nuk ka arritur të lërë asnjë gjurmë, duke marrë parasysh se për kartonin e tij bardheklatrit shpenzuan afro 20 milionë euro.





























