Meqenëse dje ishte ditë zie, nuk u zhvilluan tri ndeshjet e mbetura të javës së 15-të në Superligën e Kosovës.

Ndërkaq, sot, në mesditë, është koha që t’i shijojmë emocionet e elitës së futbollit kosovar.

Sot, do të zhvillohen tri ndeshjet e fundit të javës së 15-të, ku vëmendja kryesore është në derbin e Anamoravës.

Në Gjilan, do të zhvillohet derbi më i madh lokal mes Gjilanit dhe Dritës.

Të dyja skuadrat po luftojnë për titullin kampion këtë edicion, andaj vetëm fitorja është opsion për të dyja skuadrat.

Në dy ndeshjet tjera, Drenica e pret Llapin në “Bajram Aliu”, kurse Ballkani e sfidon Malishevën në Suharekë.

Të tria ndeshjet e sotme nisin nga ora 13:00.