Bayern Munichu ka njoftuar se futbollisti, Choupo Moting është infektuar me COVID-19.
“Bavarezët” njoftuan se Moting rezultoi pozitiv me COVID-19 në testet e kryera sot (e mërkurë).
Moting ndodhet në izolim dhe është në konsultim me drejtorinë përgjegjëse të shëndetësisë.
“Eric Maxim Choupo-Moting ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lojtari ofensiv i FC Bayern është në konsultim me drejtorinë përgjegjëse të shëndetësisë dhe ndodhet në izolim, ai po bën mirë në këto rrethana”, thuhet në njoftimin e klubit.




























