Java e 17-të në Superligën e Kosovës do të fillojë sot me dy ndeshje tejet interesante.
Në mesditën e sotme, starton java e 17-të në elitën e futbollit kosovar.
Në Skënderaj, gjegjësisht në stadiumin “Bajram Aliu”, Drenica do të përballet me Ballkanin.
Ndërkaq, në stadiumin e qytetit në Gjilan, Gjilani është nikoqir i Malishevës.
Të dyja ndeshjet e sotme nisin nga ora 13:00.



























