Me paraqitjet fantastike që po tregon javëve të fundit, Armando Broja është rikthyer në “idol” për tifozët e Southamptonit.
Këta të fundit madje i kanë dedikuar edhe një këngë e cila është bërë virale në rrjetet sociale, shkruan Demokracia.com.
Një video që qarkullon në rrjetet sociale, dëgjohet edhe kori i tifozëve të Southamptonit.
“Ai është shqiptar. Është në huazim vetëm për një sezon dhe ne mendojmë se është brilant”, janë vargjet e këngës së tyre për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë.
20-vjeçari ka realizuar katër gola për Southamptonin, ndërsa e ka ndihmuar skuadrën e tij edhe me një asistim, teksa ka fituar edhe një penallti në duelin kundër West Ham Unitedit në fitoren 2:3.
Broja është i huazuar te Southamptoni deri në fund të edicionit nga klubi londinez, Chelsea.





























