Qazim Laçi ka realizuar e ka asistuar në një tjetër fitore të Rizesporit, në elitën e futbollit të Turqisë. 

Rizespori fitoi 3:2 të premten ndaj Konyasporit, ndërsa tani mesfushori i Shqipërisë i ka shtatë gola të realizuar e nëntë asistime.

Laçi shënoi për 1:1 në minutën e 18-të, ndërsa asistoi në golin për 2:1 në minutën e 58-të. 

Ai e kompletoi ndeshjen te vendësit, kurse Enis Bardhi luajti te mysafirët nga minuta e 62-të. 

Rizespori dhe Konyaspori i kanë nga 40 pikë në mesin e tabelës.