Eliminim me shije të hidhur nga Liga e Kampionëve. Kështu e ka mbyllur Milani aventurën e sivjetme në garën më të madhe për klube në Evropë.

Në “San Siro”, mbrëmë Milani ishte nikoqir i Liverpoolit, në një ndeshje ku pritej fitorja e vendasve.

Përkundër mungesave te Liverpooli, Milani humbi 1:2 nga Liverpooli dhe u eliminua nga garat evropiane.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Atletico Madridi mposhti 1:3 Porton në “Estadio de Dragao”.

Pas gjashtë ndeshjeve, Liverpooli zuri vendin e parë me 18 pikë, Atletico vendin e dytë me shtatë sosh, Porto vendin e tretë me pesë pikë dhe Milani i fundit me katër.

Në grupin D, Real Madridi mposhti 2:0 Interin dhe siguroi vendin e parë në renditje.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Shakhtar Donetsku barazoi 1:1 me Sheriff Tiraspolin.

Pas gjashtë ndeshjeve, Real Madridi zë vendin e parë me 15 pikë, Interi vendin e dytë me dhjetë sosh, Sheriffi vendin e tretë me shtatë dhe Shakhtari i fundit me dy sosh.

Nga ana tjetër, në grupin C, Ajaxi mposhti Sportingun 4:2 dhe Dortmundi “demoloi” Besiktasin 5:0.

Këto janë skuadrat që e kanë siguruar kalimin tutje deri më tash:

Manchester City, PSG, Liverpool, Atlético Madrid, Ajax, Sporting, Real Madrid, Inter, Bayern, Manchester United, Chelsea dhe Juventus.