Manchester City ka fituar 1:0 kundër Wolvesit falë një penalltie të shndërruar në gol nga Raheem Sterling.
Fitorja mund të kishte qenë pak më bindëse për “Qytetarët”, po të mos kishte qenë për gabimin e Jack Grealish në minutën e 70-të.
Futbollisti anglez më i shtrenjtë në histori, i blerë për 117 milionë euro verën e kaluar nga Man City, ka shpërdoruar një rast të pabesueshëm.
Ish-ylli i Aston Villës ka dërguar topin jashtë me portën e boshatisur.




























