“Çika jonë e Artë”, Majlinda Kelmendi sonte me ceremoni shetërore u pensionua nga karriera e jashtëzakonshme si xhudiste.

Në ceremoninë e organizuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Majlinda tha fjalët e fundit si xhudiste, për ta vazhduar karrierën si trajnere e xhudos.

Ikona e sportit të Kosovës, Majlinda Kelmendi emocionoi me fjalët e saj, duke folur fillimisht për familjen dhe pastaj trajnerin Driton Kuka.

“Unë kam filluar me ushtru xhudo në moshën 8 vjeçare, Toni ka qenë trajner prej fillimit. Për shume vite rresht kemi qenë vetëm unë edhe ai kundër botës. Prej moshes 15 vjeçare, Toni më ka fol për medalje olimpike. Njerzit e kanë quajtur të çmendur. Do të jem mirënjohëse deri sa të vdes, do ta bëj maksimumin për të të bërë krenar ( i drejtohet Driton Kukës).

Kelmendi do të mbahet mend si njëra prej atleteve më të mira shqiptare, grua apo burrë, dhe si sportistja e parë që ia siguroi Kosovës një medalje olimpike, pasi e shkroi historinë në Rio 2016 kur e fitoi medaljen e artë në xhudo në kategorinë 52 kilogramë.

Së fundi ajo mori pjesë në lojërat olimpike “Tokio 2020”, ku pësoi disfatë dëshpëruese në rrethin e parë në kategorinë 52 kilogramë.