Futbollisti i Kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani u emërua lojtari më i mirë në Kosovë për vitin 2021.

Rrahmani ishte dukshëm më i votuari falë paraqitjeve shumë të mira me fanellën e Napolit.

Skuadra italiane ka njoftuar për këtë sukses të lojtarit të tyre në rrjetet sociale.

27 vjeçari ka marrë shumë urime nga tifozët më të zhurmshëm të Serie A.