Napoli është kualifikuar në fazën e 1/16-tës në Ligën e Evropës, teksa e ka siguruar biletën në ndeshjen e fundit në Grupin C, duke mposhtur në shtëpi me rezultatin 3:2 Leicester Cityn.
Nga minuta e parë në fushë në këtë takim zbriti edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani. Ai vazhdon të jetë zgjedhja e parë e Luciano Spalletit në mbrojtje.
Rrahmani u shpreh tejet i lumtur për fitoren e madhe që mori Napoli, fitore që i kualifikoi ata në rundin tjetër të Ligës së Evropës.
“Vuajtëm, por morëm fitore të madhe”, shkroi Rrahamni në “Facebook”.




























