Dje është zhvilluar ndeshja ndërmjet Omonia Nicosia dhe Kairat Almaty, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.
Me barazim pa gola (0:0) është mbyllur ndeshja në mes Omonia Nicosia dhe Kairat Almatyt.
Kjo ndeshje iu besua gjyqtarit nga Kosova, Genc Nuza, i cili nuk u tregua i “butë’ me mysafirët.
Nuza shpërndau shtatë kartona të verdhë, të gjitha për skuadrën mysafire dhe akordoi një penallti në të mirë të Almatyt, penallti kjo që nuk u konkretizua.
Kjo ndeshje ishte ndeshja e parë që ndonjë gjyqtar nga Kosova drejton në kuadër të kompeticioneve më të mëdha në Evropë.




























