LISBON, PORTUGAL - AUGUST 23: Alphonso Davies of FC Bayern Munich celebrates with the UEFA Champions League Trophy following his team's victory in the UEFA Champions League Final match between Paris Saint-Germain and Bayern Munich at Estadio do Sport Lisboa e Benfica on August 23, 2020 in Lisbon, Portugal. (Photo by Julian Finney - UEFA/UEFA via Getty Images)

Sot është padyshim një nga mbrojtësit e krahut të majtë më të mirë në botë. Për këtë epitet e ka ndihmuar edhe fati.

Alphonso Davies mund të ishte transferuar te Swansea City në vitin 2017, në një transferim që planifikohej të kompletohej për 3 milionë funte.

Talenti që tani vlen më shumë se 100 milionë funte nuk mund të merrte leje nga vendi i punës asokohe dhe transferimi i tij dështoi, bën të ditur ‘The Sun’, transmeton lajmi.net.

Ëndrra e Davies ishte shkatërruar për shkak të rregullave të punës në Kanada. Davies ishte qytetar i Liberisë dhe duhej të fitonte pasaportën e Kanadasë.

Kështu, lojtari nuk u lirua dot nga puna e tij në Kanada dhe transferimi i tij në futbollin anglez dështoi.

Kjo duket se i solli fat, pasi më vonë Davies u shënjestrua nga Bayern Munich – skuadër me të cilën aktivizohet sot – ku fitoi Champions League e Bundesliga.