(GERMANY OUT) Fussball 1. Bundesliga Saison 2016/2017 12. Spieltag FC Bayern Muenchen - Bayer 04 Leverkusen Thiago Alcantara (li, FC Bayern Muenchen) gegen Admir Mehmedi (re, Bayer 04 Leverkusen) (Photo by Pressefoto Ulmerullstein bild via Getty Images)

Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi, do të largohet nga ekipi i Bundesligës, Wolfsburgu gjatë këtij muaji për ta vazhduar karrierën në Superligën e Turqisë.

Mediumet gjermane kanë raportuar se Mehmedi do të transferohet tek Antalyaspori, ekip në të cilin Nuri Sahin e ka rolin e trajnerit dhe lojtarit. Bëhet e ditur se marrëveshja mes Mehmedit dhe Antalyasporit tashmë është arritur dhe do të zyrtarizohet gjatë kësaj jave.

30-vjeçari tek ekipi turk pritet të transferohet si lojtar i lirë pasi do ta shkëpusë kontratën me Wolfsburgun që i skadon në fund të këtij edicioni.

Mehmedi ka vendosur të largohet nga ekipi gjerman për shkak se nuk ka qenë i kënaqur me hapësirën që e ka pasur.

Ai këtë edicion, ka luajtur vetëm 20 minuta në total te Wolfsburgu – 17 minuta në Kupën e Gjermanisë dhe tre minuta në Bundesligë.

Antalyaspori është në pjesën e poshtme të tabelës në elitën e futbollit turk, ku ka tubuar 22 pikë në 20 xhiro të luajtura dhe zë vendin e 15.

Mehmedi iu bashkua Wolfsburgut në janar të vitit 2018 dhe për këtë skuadër ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 14 asistime në 86 ndeshje. Karrierë, ai ka bërë edhe te Bayer Leverkuseni, Freiburgu, Dynamo Kievi e Zuerichu.