Për herë të dytë është shtyrë ndeshja e Premierligës në mes të Leicesterit dhe Evertonit.

Takimi që fillimisht duhej të luhej me 19 dhjetor të vitit të kaluar është shtyrë për 11 janar dhe tashmë shtyhet për herë të dytë.

Me shumë raste të infektimeve me Covid-19, dëmtimeve të lojtarëve dhe largimeve në Kupën e Afrikës, Leicester kanë të gatshëm vetëm tetë lojtarë.

Federata ka vendosur që ta shtyjë këtë takim.

Anglia është një nga vendet e goditura më shumë nga variant i ri i virusit.