Dani Alves bëri një rikthim mahnitës në La Liga pasi bëri një asistim të egër për golin e Barcelonës kundër Granadës mbrëmjen e së shtunës.

Legjenda braziliane është kthyer te Barca për një periudhë të dytë pas ndërprerjes së kontratës me Sao Paulo dhe bëri paraqitjen e parë të “epokës së dytë” në Copa Del Rey të enjten mbrëma.

Alves u tregua i jashtëzakonshëm duke bërë një asistim të bujshëm nga thellësia për Luuk de Jong, i cili shënoi me kokë për 0-1.

Ky asistim tregoi cilësitë e vjetra të Alvesit, dhe me të vërtetë i ktheu vitet e lavdisë në ngjyrat e Barçës.