Skuadra kombëtare e Danimarkës, stafi mjekësor dhe stafi teknik kanë marrë çmimin “FIFA Fair Play 2021”, pas ndihmës që i dhanë Eriksen, që pësoi një arrest kardiak në fushën e lojës në sfidën kundër Finlandës.

Tifozët e Danimarkës dhe Finlandës fitojnë çmimin e tifozëve të dhënë nga FIFA, për reagimin e tyre në atë moment kritik dhe të veçantë në historinë e futbollit europian.