Sc Gjilani ka fituar ndeshjen e parë miqësore me rezultatin minimal 1:0 kundër Yverdon Sport FC.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi Blerim Krasniqi. Krasniqi shënoi në minutën e 43-të për rezultatin 1:0.
Kjo ishte ndeshja e parë miqësore e Gjilanit në fazën përgatitore që po e zhvillon në Antalaya të Turqisë.
Në këtë ndeshje trajneri Ismet Munishi përdorur po thuajse të gjithë futbollistët që ka në dispozicion, ndërsa ndeshjen e filloi me formacionin më të fortë.
E tërë ndeshja u transmetua drejtpërdrejt në faqen e klubit gjilanas.



























