England's Gareth Barry and Albania's Besart Berisha (Photo by Joe Giddens - PA Images via Getty Images)

Besart Berisha i ka dhënë fund karrierës së mrekullueshme futbollistike.

Sulmuesi prishtinas i ka varur këpucët në gozhdë pas 18 viteve aktive në fushat e blerta.

Berisha, i cili ka luajtur me Shqipërinë dhe Kosovën, e mbyll me 177 gola të shënuar në karrierë dhe me rekordin si shënuesi më i mirë në historinë e A – Lague, me 142 gola të realizuar me fanellat e Brisbane Roar, Melbourne Victory dhe Western United.

36 vjeçari do të mbahet mend edhe për golin që kishte shënuar ndaj kombëtares së Anglisë, me fanellën kuqezi në një miqësore të vitit 2007.