Portieri polak i Juventusit, Wojciech Szczesny, nuk do të jetë në gjendje të luaj në Superkupën e Italisë kundër Interit pasi ende nuk ka certifikate vaksinimi.

Kjo u bë e ditur nga trajneri Massimiliano Allegri në konferencën për shtyp një ditë më parë, duke shpjeguar se polaku ishte lojtari i fundit i Juventusit që mori vsaksinën dhe ende nuk ka certifikën e cila është e nevojshmë për të hyrë në mjediset sportive.

Për të marrë certifikatën e vaksinimit, shtetasit italianë duhet të presin 15 ditë nga marrja e dozës së parë ose të paraqesin një test negativ të Covid-19 të kryer më pak se 48 orë përpara.

Allegri vendosi të mos rrezikojë Szczesny dhe do të vë bast te Perin në portë, në edicionin e tridhjetë e katërt të Superkupës së Italisë që do të luhet këtë të mërkurë në stadiumin San Siro të Milanos.