Mediat spanjolle dhe ato italiane raportojnë se Vedat Muriqi është një hap larg për t’iu bashkuar Mallorcës.

“Tutoomercatoweb” raporton se sulmuesi i Kombëtares së Kosovës pritet të transferohet te Mallorca në formë huazimi me të drejtë të blerjes në fund të edicionit.

Gjithashtu, thuhet se Muriqi është pajtuar me kushtet e klubit spanjoll që bën gara në La Liga.

Shuma e cila do të përfitojë Muriqi te Mallorca është 2.1 milionë euro në sezon.

Dy klubet janë duke punuar për ta finalizuar sa më shpejt marrëveshjen.

Vedat Muriqi verën e vitit të kaluar iu bashkua Lazios nga Fenerbahce me shumën prej 20 milionë eurove.

27-vjeçari që nga kalimi në “Olimpico” për asnjë moment nuk arriti të fitonte një vend në formacionin titullar të “Biancocelestit”.