Sulmuesi i Borussia Dortmund është kthyer në qendrën e merkatos për të ardhmen e tij. Shumë zëra e kanë lidhur atë me një kalim te skuadra e Barcelonës apo dhe Real Madrid nëse këta të fundit dështojnë në transferimin e Kylian Mbappe.
Sulmuesi norvegjez ka dhënë një intervistë për “Viaplay” në të cilën ka zbuluar podiumin e lojtarit të tij të preferuar.
Kush janë lojtarët “The Best të FIFA-s”? “Është një pyetje e mirë. Nëse do të ishte për vitin e kaluar, do të thosha Lewandowski. Po, Lewandowski është i pari, pastaj Benzema, i cili ishte gjithashtu fantastik. Por do të thoja edhe për Messin , i cili ka qenë i jashtëzakonshëm. Pra Benzema dhe Messi do të ndajnë vendin e dytë dhe të tretë”, është përgjigjur pa hezitim talenti norvegjez.




























