Kosova do të jetë nikoqire e përballjeve të Grupit I respektivisht E, në kuadër të Kampionatit Evropian për grupmoshën U19 femrat dhe U22 meshkujt.

Sa i përket konkurrencës së femrave, Kosova organizon ndeshjet e Grupit I, ku bën pjesë së bashku me Turqinë, Estoninë dhe Hungarinë, teksa takimet luhen mes datave 7-11 prill 2022. Garojnë volejbolliste të lindura më 2004 ose më të reja.

Në konkurrencën e meshkujve, Kosova organizon ndeshjet e Grupit E teksa, përveç ‘Dardanëve’, në këtë grup bëjnë pjesë edhe 🇳🇱Holanda, 🇸🇰Sllovakia dhe 🇦🇿Azerbajxhani, me ndeshjet që luhen mes datave 19 dhe 23 maj. Garojnë volejbollistë lindur më 2001 ose më të rinj.

Të qenurit nikoqire e këtyre dy evenimenteve jashtëzakonisht të rëndësishme për volejbollin evropian, për Kosovën është arritje në vete, marrë parasysh konkurrencën e madhe të shteteve për të fituar të drejtën e organizimit të këtyre garave.