Vedat Muriqi mund të transferohet në LaLiga. Sulmuesi ka refuzuar kalimin te Saint Etienne në Francë dhe së fundmi ka marrë një propozim nga Spanja.

Futbollisti i Kosovës është gati ta pranojë ofertën e Mallorca, që po bisedon me Lazion për të arritur një marrëveshje.

Mediat në Itali kanë raportuar se spanjollët do të paguajnë 300 mijë euro për huazimin e tij.

Tani diskutimi që bëhet është për shifrën në klauzolën që i jep të drejtën klubit të Mallorca për ta blerë në fund të sezonit.

Është përfolur për një shifër që kap vlerën e 13 milion eurove, por ende nuk ka diçka zyrtare. Lazio e ka blerë Muriqin nga Fenerbahce për rreth 20 milion euro.