Lille ka njoftuar pasditen e sotme nënshkrimin e mesfushorit Hatem Ben Arfa si transfer i lirë, me ish-reprezentuesin francez që ka nënshkruar një kontratë 6-mujore.

34-vjeçari i bashkohet Les Dogues në një marrëveshje afatshkurtër pas gjysmë viti si agjent i lirë, pasi u largua nga Bordeaux në fund të sezonit të kaluar.

Për Ben Arfan, LOSC do të jetë klubi i shtatë në Ligue 1 në karrierën e tij, pasi më parë ka lujtuar për Lyon, Marseille, Nice, Paris Saint-Germain, Rennes dhe Bordeaux.