Novak Djokovic besohet se i është mohuar hyrja në Austral, ku ai ishte nisur për të luajtur në Australian Open, transmeton VAR Kosova.
Superylli i tenisit zbarkoi në Melburn të mërkurën pasi mori një përjashtim mjekësor nga vaksina COVID-19, që do ta lejonte atë të luante në turne.
Megjithatë, kur Djokovic zbarkoi, zyrtarët e kuptuan se ylli i tenisit kishte kërkuar vizë të gabuar, sipas The London Times.
Përjashtimet mjekësore nuk vlejnë për vizën e Novakut dhe për shkak të kësaj, ai nuk u lejua të hynte në vend.
Është e paqartë nëse ka ndonjë metodë tjetër të hyrjes për tenistin më të mirë në botë. Por, për momentin, The Open nuk po duket shumë premtues.
Kryeministri Scott Morrison tani po kërkon që ylli i tenisit të tregojë prova të përjashtimit mjekësor të tij për vaksinën e Covid 19 kur të ateron, ose ai do të jetë “në aeroplanin tjetër në shtëpi”.
Morrison e bëri njoftimin në një konferencë shtypi të mërkurën … duke thënë se zyrtarët qeveritarë nuk do ta trajtojnë Djokovic ndryshe nga çdo person tjetër që hyn në vend — edhe pse tenisti ka thënë tashmë se ka marrë një përjashtim të vlefshëm nga rregullat e COVID.





























