Miran Ademi  është vetëm 15 vjeçar i cili po synon majet e futbollit zviceran e më pas edhe evropian. Ademi i lindur në Francë por origjina e tij është nga Kosova të cilën nuk do ta harrojë asnjëherë.

Ademi karrierën e tij e ka nisur në klubin e qytetit të tij Thonon Evian Grand Genève.

Ai luan në pozitën e mesfushorit sulmues dhe luan në të dy krahët e mesfushës.

Gjatë pushimit dimëror ai ka vizituar vendlindjen e prindërve të tij dhe me këtë rast ka shfrytëzuar rastin për ta vizituar edhe bustin e legjendës Fadil Vokrrit.

Ademi ka bërë disa fotografi pranë bustit të Vokrrit si dhe ka mbajtur fanellën e Kosovës në duar, duke e pasur synim në të ardhmen e afërt përfaqësimin e saj.


Insporti ka zhvilluar një intervistë me Ademin, në të cilën ka shfaqur synimet e tij dhe endrrën për ta veshur fanellën e Kosovës.

Insporti: Në top pesë ligat evropianë luajnë shumë shqiptarë, cilin nga ata e sheh si model për të ndjekur?

Ademi: Shaqiri tani është në Lyon dhe Zhegrova në Lille, po i shikoj më shumë tani ndeshjet e tyre. Kjo është një gjë e mirë që luajnë shumë shqiptarë, mundohem të përcjell të gjithë nga pak dhe të ndërtohem si futbollist hap pas hapi.

Insporti: A keni pasur ndonjë ofertë nga klubet e mëdha franceze?

Ademi: Për momentin jam në klubin e qytetit, por disa kontakte kam pasur. Jam ende i ri, më pret shumë punë. Shpresoj shumë që të arrijë klubet e elitës. Jam në Kosovë për momentin dhe po stërvitem vazhdimisht këtu me trajnerin kondicional Ardian Sallahu, për ta mbajtur formën fizike në gjendjen optimale.

Insporti: Cila është ëndërra juaj në futboll?

Ademi: Të luaj në top pesë ligat evropiane dhe ta veshi fanellën e Kosovës.