Albin Tahiri ka përfunduar i 30-i në garën e sllallomit të madh në Lojërat Olimpike “Pekin 2022”.

Tahiri të dielën pas dy raundeve përfundoi me kohë 2:29.85 minuta. Ai ishte 20.50 sekonda prapa fituesit, zviceranit Marco Odermatt. Slloveni Zan Kranjec fitoi të argjendtën ndërsa francezi Mathieu Faivre të bronztën.

Garën e sllallomit të madh e përfunduan 47 garues.

Tahiri pas raundit të parë ishte i 37-i.

Tahiri e Kiana Kryeziu po e përfaqësojnë Kosovën në Pekin. Tahiri do të garojë edhe në sllallom.