Empoli zhvilloi një sfidë të vështirë ndaj Sampdorias, ku u mposht me rezultat 2-0, shkruan Insporti.

As në këtë takim nuk mungoi dyshja e mesfushës shqiptare me Bajramin dhe Asllanin, të cilët u ndëshkuan me kartonë të verdhë.

Bajrami, i cili pati shansin të realizonte ndaj Sampdorias u vlerësua me notën 6.7, kurse Kristjan Asllani u vlerësua me notën 6.6.

Nga ana tjetër, futbollisti tjetër kuqezi, Ismajli u la sërish në stol nga ana e teknikut Andreacoli, po ashtu edhe portieri shqiptar Samir Ujkani.

Pas kësaj humbjeje, Empoli rënditet në pozitën e 11 me 31 pikë të grumbulluara.